Bota
Rusia mbi Kiev me sulme të reja ajrore
Ushtria e Ukrainës ka pretenduar se Rusia ka nisur një sulm ajror në Kiev në orët e para të mëngjesit të së martës.Kreu i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popko ka thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore “po angazhohen”.
“Në periferi të Kievit, sistemet e mbrojtjes ajrore po angazhohen (në zmbrapsjen e sulmit)”, ka shkruar ai në kanalin e mesazheve Telegram. Ai pason një breshëri sulmesh në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi.Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit nga portet e bllokuara.