Bota
Rusia nis luftën e rrënimit/ Ukraina pa energji elektrike në dimër
Rusia ka nisur luftën e rrënimit në Ukrainë
Dy javë pasi u çlirua nga trupat ukrainase, Kherson u godit sërish nga një breshëri raketash, të cilat kanë shkaktuar të vrarë dhe të plagosuur.
“Pothuajse çdo orë marr lajme për bombardime nga pushtuesit në Kherson dhe komunitete të tjera në rajon – deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky – terrori filloi menjëherë pasi ushtria ruse u detyrua të largohej nga rajoni Kherson. Kjo është hakmarrja e atyre që kanë humbur. Ata nuk dinë të luftojnë. E vetmja gjë që mund të bëjnë është të terrorizojnë”
Në qendër të Kievit, rrugët janë zhytur në errësirë, teksa 60% e qytetit është pa energji elektrike.
Në javët e fundit, Kremlini ka dyfishuar sulmin e tij ndaj rrjeteve elektrike, duke nxitur atë që ukrainasit e quajnë terror energjetik.