Bota
Rusia: Plani i paqes së Zelenskit, iluzion
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Mbrojtjes Shoigu morën pjesë në ceremoninë e vënies në punë të tre anijeve të reja të Marinës ruse përmes lidhjes video, përfshirë nëndetësen bërthamore Alexander III, e cila do t’i nënshtrohet testeve duke filluar nga qershori.
“Do rrisim ritmin dhe vëllimin e ndërtimit të anijeve luftarake, duke i pajisur ato me armët më moderne “, – shpjegoi ministri i Jashtëm Lavrov përmes zëdhënëses së tij Marija Zacharova dhe duke iu referuar luftës në Ukrainë.
“Plani i paqes i presidentit ukrainas është iluzion dhe bosh”, -vijoi zëdhënësja, duke komentuar planin e paqes të paraqitur pak ditë më parë nga Zelensky për Biden dhe G7
“Eshtë një marifet publicitar nga Uashingtoni, një përpjekje për të dhënë një pamje legjitimiteti, për një diskutim të pakuptimtë që nuk do të pasohet me hapa konkretë” – tha Zacharova
Me këtë deklaratë, Rusia hodhi poshtë “formulën e paqes” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si bazë për negociata.
Lavrov dërgoi gjithashtu mesazhin: Zelensky ka propozuar një plan paqeje prej 10 pikash që i bën thirrje Rusisë të respektojë dhe të rivendosë integritetin territorial të Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj.
Por, mesa duket, nuk mund të ketë një plan paqeje “që nuk merr parasysh realitetet e sotme në lidhje me territorin rus…