Rajon
Rusia – Serbisë: Mos i beso marrëveshjes
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për media ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “ka të gjitha shanset të përsërisë fatin e Formatit të Normadisë”.
Ajo i bëri thirrje Beogradit të mos i besojë rolit të Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE-së ka të gjitha shanset për te përsëritur fatin e Formatit të Normandisë. I ftoj të gjithë në rajon, ekspertët, shkencëtarët politikë, gazetarët dhe publikun, të shohin marrëveshjet e bëra me Perëndimit dhe nëse është përsëritje e historisë së Formatit të Normandisë”, ka thënë Zakharova.
Sipas saj, “Marrëveshja e Minskut u nënshkrua nga njerëz me rëndësi botërore, që përfaqësonin forca të caktuara politike dhe që kishin autoritet absolut”