Bota
Rusia shkeli hapësira ajrore, Estonia e alarmuar: Moska po na provokon

Estonia e ka cilësuar si provokim nga Rusia, pasi avionët rus shkelën hapësirën e saj ajrore. Ministri i Estonisë, Hanno Pevkur ka deklaruar se shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, është një mesazh i dërguar Perëndimit, dhe vlen të diskutohet se si do të mbrohen.
“Provokimet në rritje të Rusisë kundër shteteve të NATO-s janë pjesë e një strategjie që synon t’i dërgojë një mesazh Perëndimit: se përparësia e saj duhet të jetë diskutimi se si të mbrohet, në vend që të mendojë për mbështetjen e Ukrainës”, -tha sot Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur.
Pevkur shtoi se reagimi i shpejtë i NATO-s tregoi nivelin e lartë të përgatitjes së Aleancës dhe gatishmërinë e saj për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur qiejt dhe territorin evropian

