Connect with us

Bota

Rusia tërheq pothuajse të gjitha trupat e saj nga Bjellorusia

 Si pjesë e rotacionit, Rusia tani ka tërhequr pothuajse të gjithë ushtrinë e saj nga Bjellorusia, ku ata kishin qenë duke u trajnuar. Lajmi i bë i ditur nga Andrii Demchenko, zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare, në një konferencë në Kiev.

“Situata në kufirin me Bjellorusinë mbetet nën kontrollin [tonën] të plotë. Në anën tjetër të kufirit, ne nuk e shohim armikun të ketë grupimin e nevojshëm për të pushtuar përsëri Ukrainën. Megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur për çdo zhvillim të situatës, sepse Bjellorusia, për fat të keq, vazhdon të mbështesë Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës”, tha ai  shkruajnë mediat e huaja.

Rusia gjithashtu përdor Bjellorusinë si një terren trajnimi për trupat e saj. Fatmirësisht, numri i trupave ruse në terrenet e stërvitjes në Bjellorusi ka ardhur duke u zvogëluar kohët e fundit dhe deri vonë ne e kemi regjistruar këtë numër deri në 2000, por për momentin, ka ndodhur rotacioni i radhës dhe pothuajse të gjitha trupat ruse janë tërhequr nga territorin e Bjellorusisë.

Advertisement