Bota
Rusia tërhiqet nga kërcënimet nukleare
Rusia tërhiqet nga kërcënimet nukleare/ Veprojmë me tru, jo me zemër
Rusia bën një hap pas nga përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke këshilluar liderin çeçen Ramazan Kadyrov, theksoi se Rusia, në këtë situatë përdor më shumë trurin dhe zërin e arsyes, sesa emocionet.
Peskov nënvizoi se baza për çdo përdorim të armëve atomike ishte e vendosur në doktrinën bërthamore të Rusisë, gjë që lejon përdorimin e armëve nukleare nëse të njëjtat, ose një armë tjetër e shkatërrimit në masë, përdoret kundër Rusisë, ose kur shteti rus përballet me një kërcënim ekzistencial nga armët e ndaluara.
Sqarimi i Peskov, vjen pasi muajin e kaluar presidenti, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin se ai “nuk po luante bllofin” kur tha se Rusia ishte e përgatitur të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur territorin e saj. Retorikë, të cilën e përsëriti edhe të premten e kaluar gjatë njoftimit të aneksimit ilegal të katër rajoneve nga Ukraina.
Territori i ri i pretenduar, ka vendosur në vështirësi Rusinë, pasi nuk di të thotë se ku janë kufijtë ndarës.
“Republika Popullore e Donjeckut dhe e Luhanskut i kanë të përcaktuar kufijtë që në vitin 2014. Në Kerson dhe Zaporizhia, ne do të vazhdojmë konsultimet me njerëzit që jetojnë në ato zona, përsa i përket kufijve të tyre”, tha Peskov.