Connect with us

Lifestyle

Sa e ka ‘fajin’ gjyshja dhe gjyshi

Fëmijët e rritur nga gjyshërit kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë. Ky është rezultati i një studimi më të fundit në nga Shkolla Broën e Universitetit të Uashingtonit. Sipas analizës së 23 studimeve të kryera në SHBA, fëmijët që shpenzojnë shumë kohë dhe marrin kujdesin më të madh nga gjyshërit e tyre kanë gati 30 për qind më shumë gjasa të jenë mbipeshë ose obezë.

Kuptohet, gjyshërit mund të kenë qëllime të mira, por ata mund të ndikojnë në peshën e nipit të tyre në shumë mënyra, duke përfshirë zakonet e të ngrënit, aktivitetin fizik dhe perceptimet e tyre për atë që përbën një mënyrë jetese të shëndetshme.
“Mençuria, traditat, udhëzimet dhe kujtimet që gjyshërit u ofrojnë nipërve dhe mbesat e tyre janë një trashëgimi dhe përfitim për gjithë jetën. Megjithatë, ndër të gjitha avantazhet, mund të ketë edhe disa ndikime negative që vijnë nga kujdesi i gjyshërve, të cilat nuk duhen anashkaluar”, thotë studiuesi kryesor dhe asistent profesori, Dr. Ruopeng An.

Një nga këto ndikime negative ndikon në zakonet e të ngrënit dhe ushtrimeve të fëmijës. Disa gjyshër mund t’i shtyjnë nipërit e tyre të hanë vakte më të mëdha, më të shpeshta dhe shpesh u ofrojnë ëmbëlsira, ushqime të skuqura apo ushqime të tjera yndyrore për t’u treguar atyre dashurinë e tyre. Gjithashtu, në disa kultura, gjyshërit kanë më shumë gjasa të mos lejojnë fëmijët të bëjë punët e shtëpisë , një komponent kyç i aktivitetit fizik në situata të tilla.

Ajo që bie në sy në këtë rast është se, megjithëse studimet u kryen në vende të ndryshme, rezultoi se tendencat ishin të ngjashme në të gjitha vendet.

Advertisement