Lifestyle
Sa na mbron një çadër? Ja gjërat që me siguri nuk i dinit
Edhe pse kemi qëndruar gjatë gjithë kohës nën çadër, trupi ynë është skuqur përsëri. Nëse keni pyetur veten se si është e mundur kjo gjë, ekspertët na zbulojnë të vërtetën.
Sa na mbron një çadër?
Mbrojtja e çadrës është e pjesshme pasi ndalon rreth 40-50% të rrezatimit ultravjollcë, ndërsa pjesa tjetër kalojnë tek ju pasi pasqyrohen nga plazhi ose depërtojnë në brendësi të çadrës, siç specifikohet edhe nga Kodi Evropian Kundër Kancerit.
Pse skuqemi kur jemi në çadër?
Skuqja rrjedh nga rrezet e drejtpërdrejta dhe rrezet e pasqyruara.
Rrezet e drejtpërdrejta, pjesërisht, na arrijnë edhe nëse jemi nën çadër pasi jo të gjithë janë të bllokuar. Përveç kësaj, marrim edhe rrezet e pasqyruara nga rëra, sipërfaqja mbi të cilën qëndrojmë. Ekspertët shtojnë se sa më e qartë të jetë kjo sipërfaqe, aq më shumë rreze do të pasqyrohen. Pra, është shumë e rëndësishme t’i kushton kujdes lëkurës suaj edhe pse ndodheni në çadër.
Këshilla si të mbroheni:
Zgjedhja e shkallës së mbrojtjes duhet të bëhet në bazë të ngjyrës së lëkurës, por duhet specifikuar që për çdo lloj lëkurë faktori mbrojtës duhet të jetë mbi 15. Si në plazh, ajo duhet të përdoret çdo orë, nëse ekspozimi në diell zgjat.
- Shmangni ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve 11.00-15.00
- Mbani gjithmonë kapele
- Përdorni produkte të mbrojtjes nga dielli me faktorë mbrojtës të lartë
- Mos ekspozoni në diell foshnjat dhe fëmijët e vegjël.