Pinknews
‘Sa paguesh në BBV Kosova’, Jonida zbulon rrogën
Jonida Vokshi u dha mundësinë ndjekësve t’i bënin pyetje dhe mes atyre të publikuarave, na ra në sy pyetja: “Sa paguhesh për “Big Brother”?” dhe me thënë të drejtën, e hasim shpesh, edhe pse nuk moderojmë “Big Brother VIP Kosova”.
Përgjigjja e Jonidës ishte “e bëj për pasion”, sepse sigurisht, pse duhet ta tregojë pagën në Instagram.
Përgjigjja e saj ishte mëse e gjetur, por ja ku po të themi disa alternativa të tjera, për t’iu shmangur me stil pyetjes së sikletshme dhe të bezdisshme:
“Mjaftueshëm sa për të jetuar dhe plotësuar ca qejfe”
Kështu, shmang edhe ato fjalitë: “Ngele duke udhëtuar”, “Epo nuk di ta menaxhosh lekun, prandaj…”, e të tjera.
“Shumë të mirë”
Shkurt, qartë, bukur!
“Sa mendon ti, aq e kam”
Ja pra, të gjithë të lumtur.
“S’më pëlqen ta bëj si muhabet”
Biseda më e shkurtër në botë.
“Paguhem aq sa të vijoj të punoj në të njëjtën kompani”
Pra, je i/e kënaqur me punën, ndaj po rri në (x) kompani.
“Është diçka që e diskutoj vetëm me njerëzit e afërt”
Domethënë, ti nuk je një person i afërt për mua.
Nëse do t’i biesh edhe më troç:
“Rrogën e kam aq sa e kam kërkuar”
“Pse më pyet?”
“Më del e më tepron”