Connect with us

Lifestyle

Sa shpesh duhet ndërruar çarçafët?

Produktet të cilat i përdorim çdo ditë duhet të përzgjidhen dhe mirëmbahen me shumë kujdes! Çarçafët, jorganët dhe jastëkët në shtretërit tanë janë produkte esenciale që ndikojnë në shëndetin tonë të përditshëm.

Çdo orë, njerëzve u qërohen rreth 600,000 grimca të lëkurës. Po ta shumëzojmë numrin e orëve që ju kaloni në krevat, ky numër rritet në 4.800.000 grimca të lëkurës së vdekur çdo natë. Po nëse e ndani shtratin me një partner, ky numër është 9.600.000.

Shtretërit janë hapësira që mbledhin qeliza njerëzore, baktere dhe sekretime trupore. Këtu përfshihet edhe këto pjesë të lëkurës. Prandaj, pastrimi dhe ndërrimi i çarçafëve është shumë i rëndësishëm sepse lidhet ngushtësisht me shëndetin tonë.

Shtrohet pyetja: sa shpesh duhet t’i ndërrojmë ne këto produkte?

Thuhet së shumica e njerëzve i pastrojnë çarçafët 1 herë në dy javë.

Çdo mëngjes duhet ajrosur jorganin dhe jastëkët dhe duhet hapur dritaren për ajrosje dhe për të larguar erërat e pakëndshme. Çarçafët duhet ndërruar çdo javë.

Si t’i mirëmbani: Përzgjidhni gjithmonë çarçafë, jorgan dhe jastëk që lahen në temperaturë që mbysin merimangat e pluhurit. Temperatura ideale për mbytjen e grimcave të pluhurit është 60°C.

Advertisement