Connect with us

Politike

Safet Gjici kërkon lirimin/ Avokati: Është në gjendje të rënduar shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore, ndërsa Gjykata shtyu seancën ndaj tij në 11 nëntor ora 13:00, deri në marrjen dhe administrimin e provave shkencore.

Avokati Markeljan Jançe ka deklaruar se gjendja e ish-kryebashkiakut të Kukësit është në gjendje të rënduar.

“Gjici është në gjendje të rënduar shëndetësore nga një sëmundje që ka vuajtur prej vitesh, por rëndesa psikologjike e ka rënduar gjendjen e tij. Kërkojmë vlerësimin nga instituti i mjekësisë ligjore për vlerësimin e gjendjes”, ka thënë ai.

Gjici vazhdon qëndrimin në spital privat për shkak të gjendjes shëndetësore, me probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim te aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë, të sillen të gjitha kartelat mjekësore të Gjicit që nga koha e paraburgimit, të dërgohet një raport nga IEVP Lushnjë mbi dinamikën e vuajtjes së dënimit të Gjicit dhe të sillet një raport vlerësimi nga shërbimi i provës. Kartelat mjekësore do të shqyrtohen nga mjekët ekspertë seancën tjetër.

Advertisement