Connect with us

Kosova

Saga e Vuçiçit dhe Putinit/ Luan pjano në zonën e penalltisë

Presidenti serb Aleksander Vuçiq refuzoi ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në takimin e liderëve të BRICS, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 tetor në Kazan. Nëse kjo shaka do t’i kushtojë Serbisë, mbi të gjitha, për sa i përket prokurimit të gazit rus, mbetet për t’u parë. Mendimi I shume analisteve është se kjo është një përpjekje e presidentit serb për të dalë nga një situatë qe në dukje eshte e pashpresë.

“Është shumë herët për të gjykuar nëse ky është fundi i marrëdhënieve vëllazërore mes dy presidentëve. Gjithsesi pergjigja e Vucic është po aq e paturpshme sa edhe ftesa e Putinit” – keshtu deklaroi  ish-diplomati dhe ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Srećko Gjukić

“Vuçic do ta shmangte shkuarjen ne Kazan, sepse prania e tij ate këtë takim do të ishte një hap vërtet i madh drejt Rusisë dhe Lindjes. Kjo do të përfaqësonte mohimin e asaj që ai ka bërë deri tani ndaj Perëndimit dhe nuk ka se si të justifikohet para tyre për një gjë të tillë. Vuçiq tashmë është në një rreth vicioz dhe një përgjigje positive ndaj Kazanit do të ishte një provokim i madh për Amerikën dhe Bashkimin Evropian” – theksoi ish ambasadori duke theksuar se “Kremlini nuk do të kënaqet me refuzimin e ftesës nga Vuçiq”.

Duke folur për pasojat e mundshme, Gjukiq u shpreh se nuk është i sigurt se nuk do të ketë.

“Mund të jetë çdo gjë, nga gazi në Kosovë. Putin përmendi si kercenim se kontrata e gazit me Serbine skadon në vitin 2025. Dhe persa i përket Kosovës, gjithmonë kam qenë i bindur se në gjithë këtë histori janë shumë të përfshira interesat ruse” – theksoi Gjukiq.

Advertisement