Connect with us

Pinknews

Sakrifica e një nëne/ Arjola Demiri heq dorë nga dashuria për fëmijët

Aktorja e njohur Arjola Demiri, nuk është përfolur për asnjë lidhje dashurie kohët e fundit. Siç duket ajo u’a ka dedikuar të gjithë kohën 3 fëmijëve të saj.

E ftuar në potcast-in “Mami Evita”, Arjola foli pikërisht për këtë dashuri e përkushtim të madh ndaj tyre, sfidat e mëmësisë, afrimitetin dhe shndërrimin e marrëdhënies në pika të caktuara.

Arjola Demiri: Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë, s’ka shans! Duhet të jenë fëmijët e mi që ta pëlqejnë. Shiko, deri më tani nuk ka ndodhur. Unë nuk u kam prezantuar kurrë askënd. Te kjo pjesë po, kam qenë shumë fanatike dhe kam dashur që asgjë në botë të mos e cungojë rritjen e tyre. Mendoj që kanë vuajtur mjaftueshëm, mendoj që kanë pasur edhe ata periudha të vështira bashkë me mua, sigurisht edhe me prindin tjetër dhe kam dashur që t’i shëroj dhe nuk kam dashur ndoshta…

E pyetur nëse mendon që fëmijët janë ata që do të vendosin nëse është okej dikush për të dhe jo vetë ajo, Arjola tha: “Për shembull, Helga ka qenë një rast këtë vit që më tha ‘mami, a nuk ndihesh vetëm?’ dhe e kuptova që ka filluar të rritet, ta kuptojë dhe shpeshherë Rubini me shaka kur unë nuk i kushtoj rëndësi thotë ‘ti po flet me të dashurin’ dhe unë që jam ‘shikoje!’ Nuk kam lënë asnjëherë rast që ata të ndihen të cunguar.”Ndër të tjera Arjola shton se pa u siguruar që ata kanë gjetur rrugën e tyre në jetë, nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa të tillë.

Megjithatë, krahas dashurisë së pakufishme të tyre e lidhjes së ngushtë, ajo nuk e mohon që e ndien nevojën e një partneri.“Më mungon prezenca e një mashkulli, më mungon ndoshta dashuria, partneriteti më shumë për ta ndarë me dikë, për të pasur dikë”– tha ajo.Kujtojmë që Arjola Demiri ka qënë pjesë e “Big Brother Vip 2”, në atë edicion aktorja ka treguar se ja ka dalë gjithmonë vetë mbanë dhe se është një grua shumë e fortë dhe e guximshme.

Advertisement