Connect with us

Politike

Sali Berisha: Do përballem dhëmb për dhëmb me Ramën. Do jemi uragan

Sali Berisha deklaroi se do të ketë një përballje dhëmb për dhëmb me kreun e qeverisë, Edi Rama. Në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, Berisha u shpreh se do të kalohet në një lëvizje të fuqishme popullore, një uragan, që s’ka diktaturë që e ndalon. “Do të kalojmë në një lëvizje të fuqishme popullore, uragan që s’ka diktaturë që e ndalon. Jemi në një betejë pa kthim kundër kësaj diktature. Në ’91 përmbysëm një diktaturë pikërisht sepse qëndruam në betejën pa kthim. Kjo po ndodh edhe tani, deputetët do të qëndrojnë të pamposhtuar aty ku ju i keni mandatuar. Në çdo nevojë do të gëzojnë dhe e meritojnë mbështetjen. Nuk jemi për mosekzistimin e Parlamentit, por dua që të funksionojë në përputhje me Kushtetutën. Ka përballje dhëmb për dhëmb”, tha Berisha.

Advertisement