Connect with us

Politike

Sali Berisha: Edi Rama dridhet nga ne, duhet revolucion

Sali Berisha i bëri thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike të ndalen në një analizë për ekzistencën e saj dhe fatin përcaktues si forcë politike.

Ai deklaroi se në rast se PD nuk i jep zgjidhje problemeve që ka është e dëmshme dhe jo e dobishme. Berisha theksoi se kjo situatë zgjidhet vetëm me revolucion, ndërsa shtoi se Edi Rama dridhet nga demokratët.

“Ne duhet t’u themi të vërtetën shqiptarëve. Nuk ka votë të lirë me Edi Ramën. Makineria elektorale është më e egër se asnjëherë. Ka një javë që flet për patronazhistët. Terroristë të kuq. Droga lumenj nga të gjitha anët.

Ne jemi ekipi politik i opozitës. Ne duhet të bëjmë diskutim të hapur me njëri tjetrin. Do të ishte e pafalshme. Duhet të na dënojnë qytetarët në rast se ne vazhdojmë avazin si vazhdonim. Nuk ka më avaz si vazhdonin. Votën e futëm për vete në parti. Ky kërkon të na zhdukë. Ta provojë. 

Ky shtyn tre herë gjyqin sikur ta ketë një takim me shefin e kabinetit të tij. Koha është për revolucion. Kjo situatë zgjidhet vetëm me revolucion. Kësaj situate i dalin zot vetëm ata që qëndrojnë për të vërtetën. Vendosin të mos mashtrojnë më tej qytetarët shqiptarë.

Ne kemi ardhur vetë deri këtu. Lulzim Basha do të hyjë në histori. Edi Rama nuk arrinte dot kurrë në këto përmasa të një përbindëshi të lirisë shqiptare. Edhe sot është peng i tij. Prokuroria ka hapur dosjen e parave ruse. Që ta ketë ta komandojë. Të bëjë çfarë të dojë me të. 

Ne gjetëm këtë situatë. Kjo situatë nuk përzgjidhet duke anatemuar Lulzim Bashën sepse ai ka ikur tani. Kjo situatë pret zgjidhje nga guximi ynë dhe përballja me këtë regjim. Unë besoj se kjo frymë duhet të shtrihet te çdo shqiptar. Askush nuk duhet të ketë frikë nga revolucioni. Si mund të ikin shqiptarë. Jemi të bërë të vetmit në Europë. Ndodh ndonjëherë kjo? Të vetmit në Europë. Pse shkretëtirë është këtu?

E mbyll këtë fjalë timen duke ju ftuar ju të nderuar anëtarë dhe anëtare të PD dhe çdo anëtar të kësaj partie të ndalet në një analizë, në një debat i cili duhet të jetë përcaktues për fatin e kësaj force politike. Nëse forca jonë politike nuk i jep zgjidhje problemeve që ka, është e dëmshme dhe jo e dobishme ekzistenca e saj. 

Është mashtrim ekzistenca e saj. Ne sot jemi të vërtetë. Edi Rama dridhet nga ne, dhe ne kemi 1 mijë arsye për t’iu përveshur atij. Kam besim të plotë se në këtë betejë ne do të fitojmë. Është e vështirë të mposhtet e drejta e një populli”, tha Berisha.

Advertisement