Politike
Sali Berisha zyrtarisht në arrest shtëpie
Ish-kryeministri shqiptar dhe lider aktual i opozitës, Sali Berisha, është zyrtarisht në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, ku vendimin e ka marrë Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Lajmi ne perditesim
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën.
Report Tv mëson se vendimi ekzekutohet menjëherë nga ana e policisë. Në GJKKO ka dhe prani të efektivëve të cilët me të marrë vendimin e zbardhur do të nisen drejt banesë së ish kryeministrit
Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.
Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.
Lajmi në përditësim…
Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa! SPAK dhe Policia ta kontrollojë
A do ta zbatojë Berisha masën e arrestit të shtëpisë? Ja si përgjigjet avokati i Berishës
Kryeministri Edi Rama në konferencë e tij të fundvitit është pyetur pak para vendimit të GJKKO-së për të pranuar kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me policë tek dera për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk ka asnjë koment me dikë që është shpallur non grata nga SHBA.
‘S’kam asnjë koment nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha sesa të lidhura me persona të zaptuar. Nuk shoh në ëndërr sesi dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë.’- tha Rama.