Connect with us

Aktualitet

Salianji në burg, Gjergj Luca “kërkon” t’i zërë vendin si drejtues politik i Elbasanit: Jam treguar burrë jo si këta lëpirësat

Gjergj Luca me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një feste në “Fish City” në Labinot të Elbasanit.

Nën ritmet e muzikës dhe duke kërcyer, Luca ka dhënë një sugjerim mjaft interesant.

Me nota ironie, ai kujton faktin se drejtuesi politik i Elbasanit ndodhet pak hekurave, kësisoj kërkon të jetë i pari në listë për ta zëvendësuar.

“Meqënëse Ervin Slianji është në burg dhe Elbasani ka mbet bosh, dua emrin në listë i pari se jam treguar burrë e të kam qëndruar përballë jo si këta lëpirësat me korespodencë që kur kërcëjnë nuk dinë ta dredhin belin por mbeten amator o doktor…” shkruan sipërmarrësi.

Po ashtu nuk ka harruar t’i urojë Berishës festat, duke e etiketuar si “doktori i ndjenjave politike-demokratike”.

Advertisement