Connect with us

Kronike

Salianji pas atentatit në Rinas: Në Shqipërinë e Ramës ecet me makina të blinduara e armë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas atentatit të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos rëndë shoqëruesi i tij, Muçi Shaljani.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji akuzon qeverinë se ka dështuar të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke e quajtur shtetin “spektator të krimit” dhe qeverinë “ndihmëse të tij”.

Postimi i plotë:

Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!

Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.

Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.
Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale.

Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina.

Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.

Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri.

Askush nuk eshte i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

Advertisement