Politike
Salianji propozon: Duhet t’i dëgjojmë demokratët, cila është arsyeja pse s’na ndjekin
Ervin Salianji: Sot pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha, do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimit të tyre në kohë.
Është e vërtetë si drita e diellit që Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira. I kanë rrethuar votuesit, kanë patronazhim kapilar të cdo qendre dhe njohin emër për emër duke gjurmuar votuesit deri në kutinë e votimit. E ka bërë politikën të papërgjegjshme. Zgjedhjet janë si shtrëngim për vendin e punës dhe përdorimin e krimit të organizuar. Por ta themi hapur një tjetër shkak është paaftësia e opozitës si forca më e madhe në vend për të qenë bindëse. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë një sinjal I fortë që duhet ta lexojë secili prej nesh. Edi Rama arriti të nxirrte 15 mijë votues në Vlorë ne nuk nxorrëm as 2 mijë. E njëjta gjë në Berat, Cërrik e Tepelenë. Më bëri të reflektoj se duhet ti dëgjojmë demokratët pse nuk I motivojmë të dalin të votojnë. Ne nuk I mbyllim as sytë e veshët si një superskandal si kapja në korrupsion për 50 mln euro sic ishte rasti I zv/kryeministres Belinda Balluku nuk bëri që njerëzit të shpërthenin në revoltë të bënte të vërshonin njerëzit në rrugë