Connect with us

Politike

Salianji pyet avokatët e Ahmetajt: A po sulmohet politikisht nga mazhoranca

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve, deputeti i PD Ervin Salinaji, u është drejtuar me disa pyetje avokatëve të Arben Ahmetajt.

Ai ka kërkuar të dije prej tyre nëse mendojnë  se Ahmetaj po sulmohet politikisht nga mazhoranca.

Salianji pyetje Avokateve: Avokat, ju në fjalën tuaj thatë që duhet t’i ruhemi protagonizmit gjyqësor, thatë që ka gjuhë joprofesionale në relacion, që ka fyerje që prokuroria u soll si Gestapo etj… Ndërkohë duke i qëndruar mendimit që ne nuk jemi gjykatë dhe që garancia e imunitetit është garanci për sulmet politike, po ju pyes pasi thatë që klienti juaj është vunerabel politikisht, mendoni që po sulmohet politikisht nga mazhoranca?

Avokatët mësohet se kanë thënë se do paraqesin relacion ku pasqyrohen dhe përgjigjet.

Advertisement