Connect with us

Pinknews

Salsano Rrapi tregon për herë të parë se puthjen e parë ja rrëmbeu Erjona Kakelin

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe janë munduar që ta mbajnë jetën personale larg vëmendjes së publikut. Së fundmi, ka qenë Salsano që ka ndarë disa detaje më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë.

Aktori tregoi se ka qenë bashkëshortja e tij që e ka puthur e para. “E mbaj mend shumë mirë sepse ka qenë ajo që më përplasi pas murit. Ma rrëmbeu ajo e para. Kam qenë në një lokal në Cerrik, në qytetin ku jam lindur dhe rritur.”, tha Salsano duke shprehur më pas dhe falenderimet për të.

“E falendëroj për çdo gjë që bën ajo për familjen. Është shumë e përkushtuar. Është shumë praktike, gjatë gjithë kësaj periudhe ajo gjen zgjidhje për çdo gjë me fëmijët dhe më ka lënë mua më të lirë për t’u marrë me punën time.”, tha ai. Ndërkohë, i pyetur për gënjeshtrat më të mëdha që i ka thënë, Rrapi tha:

Advertisement