Connect with us

Politike

Samit dhe Protestë/ Marshimi pritet të nisë nga…

Protesta e thirrur nga Berisha, protestuesit do të mblidhen nga rrugë të ndryshme në Tiranë! Marshimi pritet të nisë nga ish-hotel ‘Dajti’

1670272199_ASFQEDWF.jpegProtesta e thirrur nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha pritet të nisë nga hotel Dajti, ku do të mbërrijnë protestuesit. Ish kryeministri do të dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe më pas do të marshojë drejt ish hotel Dajtit.Protestuesit pritet të vijnë nga sheshi Skënderbej në drejtim të zonës mes ish hotel Dajtit dhe ministrisë së Brendshme.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga Korça janë nisur rreth 250 protestues. Rreth 100 persona janë nisur nga Devolli, 30 nga Pogradeci dhe 50 të tjerë nga Maliqi.

Ndërsa nga Fushë-Kruja janë nisur 700 protestues.

Në të njëjtën ditë që po mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, opozita ka paralajmëruar organizimin e një proteste.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, deklaroi se manifestimi organizohet në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat sipas tij, po rrezikohen dhe po kërcënohen nga kreu i qeverisë.

Berisha ka reaguar së fundmi, për të bërë thirrjet e fundit për mbështetësit e tij për të dal në protestë në orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Opozita ka kërkuar që të protestojë përpara selisë së qeverisë. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga policia, sipas së cilës kjo zonë është pjesë e perimetrit të sigurisë për takimin e nivelit të lartë.

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! #sb” shkruan Berisha.

TIRANË– Partia Demokratike e ka gjetur një zgjidhje për të mbajtur deklaratat nga folësit që do të drejtojnë protestën e sotme, pavarësisht se Policia e Shtetit u ka bllokuar rrugët.

PD ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës. Bëhet fjalë për një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë. Mbi të ka slogan të shkruar në gjuhën angleze, gjë që ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e ‘blinduar’ totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper.

VIDEO/ Policia bllokoi rrugët, por PD e ka një zgjidhje, zbulohet

Advertisement