Connect with us

Bota

Samiti i Afrikës së Jugut/ Putin rrezikon arrestimin e tij

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin aktualisht përballet me një urdhër arrestim ndërkombëtar ndaj tij, dhe kjo mund të shkaktojë probleme për pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtar.

Urdhri u lëshua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila pretendon se Vladimir Putin është përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, gjë që do të thotë se çdo vend nën juridiksionin e ICC-së është i detyruar të dorëzojë Putinin nëse ai shkel në territorin e tyre. Presidenti rus pritet të marrë pjesë në samitin e 15-të të BRICS në Afrikën e Jugut, vend i cili është nën juridiksionin e ICC.

 

Sipas mediave lokale, zyrtarët e Afrikës së Jugut po përpiqen të bindin presidentin rus që të mos marrë pjesë personalisht. Samiti është një takim vjetor i pesë vendeve, Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, të njohur ndryshe si BRICS. Mendohet se një mundësi për Putinin mund të jetë pjesëmarrja përmes një komunikimi të drejtpërdrejt me homologët e tij.

 

Advertisement