Politike
Samiti i BE në Tiranë në 16 maj/ Zbulohet agjenda zyrtare e takimit me liderët europianë

Shqipëria është gati të presë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku do të mbledhë dhjetëra liderë nga e gjithë Europa. Këshilli i Europës ka publikuar axhendën e Samitit, ngjarje e organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
E premte, 16 maj 2025
10:00: Mbërritjet
11:00: Ceremonia e hapjes
11:30: Foto familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:00: Dreka zyrtare
14:30: Tryeza tematike
15:45: Takime dypalëshe ndërmjet shefave të delegacioneve
17:30: Mbyllja e seancës plenare
Ora 18:30: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës
Samiti pritet të fokusohet në çështje kyçe, përfshirë sigurinë, energjinë dhe forcimin e bashkëpunimit politik mes vendeve europiane. Kujtojmë se Këshilli i Ministrave caktoi sot datat 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë./

