Connect with us

Politike

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Nis mbërritja e liderëve, të pranishëm Scholz, Michel, Von der Leyen

Sytë e gjithë Europës do të jenë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Gjithçka është gati, ka nisur mbërritja e lidërve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit, të cilët po priten nga vetë kryeministri Edi Rama.Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa mbërriti edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. I pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samtit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare. Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Ed Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç. Samiti zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Do të ketë një fjalë hapëse nga Rama, Scholz, Michel dhe Von der Leyen. Kjo e fundit ka paralajmëruar një paketë të re investimesh nga Bashkimi Evropian mes vendeve të unionit dhe Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Në orën 12:00 do të nisë punimet sesionin i parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. Në sesionin e dytë, do të diskutohet bashkëpunimi për investime në fusha të ndryshme, ndërsa në fund do të këtë një konferencë të përbashkët Rama-Scholz Von der Leyen. Punimet e Samitit përmbyllen me inaugurimin e Kolegjit Evropian dhe qendrës Tumo, piramidës së transformuar, ku do të mbahen punimet e samitit. Samiti i Berlinit do t’i kushtojë shtetit 51 milionë lekë.

Samiti i Procesit të Berlinit, mbërrin kryeministrja e Serbisë! Vuçiç në Kinë

1697447945_ramabernabic.jpg

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Ajo u prit nga Rama, ku pati edhe një shtrëngim duarsh. Vetë presidenti Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur të mos jetë në samit, ndërsa  ndodhet në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe rrugë” që nis të martën në Pekin.

1697447850_Screenshot12.jpg

Ka mbërritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri Rama.

Gjithçka është gati për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe do të presë përfaqësuesit e BE dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

 

Advertisement