Connect with us

Politike

Samiti i Tiranës me grushta dhe valle

Koncert me valle popullore në samitin e BE, liderët europinë shijojnë traditën shqiptare

Teksa opozita po proteston, liderët europianë po shijojnë një koncert me valle popullore shqiptare. Para se të nisin punimet e samitit, qeveria ka organizuar një koncert në nder të liderëve europianë, për t’i njohur ata me traditën shqiptare.

VIDEO brenda vendit ku do zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët përgatiten për diskutime

Ka përfunduar pritja e liderëve europianë, të cilët tashmë janë mbledhur në hotel ‘Mariot’, aty ku do të mbahen edhe punimet e samiti. Kjo është një video brenda vendit ku do të mbahet samiti, ndërsa liderët europianë po përgatiten për punimet.

 

Borell në samitin e BE: Mbështetje rajonit për t’u përballur me pasojat e luftës! Koha për diskutime serioze mes Kosovës dhe Beogradit

1670322259_Screenshot16.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Joseph Borell ka folur në samitin e BE në Tiranë duke treguar çështjet që do të diskutohen. Borell përmendi krizën energjetike të shkaktuar nga lufta si dhe sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Theks të rëndësishëm i dha dialogut Kosovë-Serbi duke thënë se nuk ka më debat ndërsa është momenti për diskutime serioze.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Është samiti i parë në BE që zë vend në Ballkanin Perëndimor. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur e për tu përballur me pasojat e luftës. Çmimet e energjisë janë rritur shumë.

Nga ana tjetër, Shqipëria është goditur nga sulmet kibernetike. I kam ofruar mbështetje kryeministrit Edi Rama për t’u përballur me sulmet kibernetike. Edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është moment i rëndësishëm. Debati ka përfunduar, tani duhet të përfshihen në dialog. Me propozimet që kemi vënë në tavolinë dhe me strategjitë e ideuara nga Gjermania dhe Franca, te teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Kosovës dhe duhet të nisin diskutimet serioze se është një moment tepër i rëndësishëm.

Do ofrojmë mbështetje në Bosnje për çminimin, 10 mln euro për fushatë çminimi.”, tha Borell.

 

Advertisement