Connect with us

Kosova

Samiti në Tiranë/ Analisti politik: Refuzimi i Kurtit nuk është në interes të Kosovës

Analisti politik në prishtinë, Melazim Koci, vlerëson se refuzimi i kryeministrit Albin Kurtit për të shkuar në takimin e Tiranës, nuk është në interes të Kosovës.

Sipas Kocit, ky veprim i Kurtit do të përdoret nga kundërshtaret, pasi do të thonë se Kosova nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal.

“Mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në tubimin parapërgatitor të Procesit të Berlinit që sot po mbahet në Tiranë është gabim. Kurti kishte shumë të drejtë që kishte kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”, për të cilin ka pasur mbështetje të gjerë në Kosovë, sepse ai dëmtonte interesat e vendit. Por, tani kur kryeministri i Shqipërisë ka hequr dorë nga ai projekt i rrezikshëm për Kosovën, nuk e kuptoj pse Kurti refuzon pjesëmarrjen në një takim parapërgatitor të “Procesit të Berlinit”” – Deklaroi analisti politik Melazim Koci

Advertisement