Politike
Sanksione Kosovës? Rama: Aleatëve po iu soset durimi
Kryeministri Edi Rama, duke folur për situatën në Kosovë, ka thënë se aleatët dhe partnerët ndërkombëtare janë në kushtet e sosjes së durimit me kryeministrin Albin Kurti.
Ai shtoi se mund të ketë sanksione për Kosovën, nëse Kurti nuk pranon kërkesat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
“Unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit për vendosjen e masave shtrënguese, ndaj një shteti që është krijuar nga ata që qartësisht, janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për të kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shftyrëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë, kam shumë frikë se plani që është në plan, realisht, shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje” – deklaroi kryeministri Edi Rama.