Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Sanksionet/ Vuçiç ankohet: Çfarë bëra për ti merituar

Thashethemeve se është kërcënuar personalisht nga përfqësuesit e huaj që janë angazhuar në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, presidenti serb Aleksandër Vuçic iu përgjigj duke thënë se këto kërcënime i bëhen Serbisë dhe jo atij. “Nuk do them kurrë se kush dhe çfarë u tha. Nuk mund të them që dikush po më kërcënon personalisht, por kjo bëhet përmes të ashtuquajturve kërcënime të fshehta për vendin tonë. Ajo që nuk mund ta kuptoj është kur bëjnë sikur nuk shohin atë që unë e di se shohin” – theksoi Vucic, duke shtuar: Një nga pyetjet për të cilën nuk isha i përgatitur ishte se pse isha ulur me Milorad Dodik, sepse për mua eshte logjike që liderët serbë të ulen bashkë. Thonë se nuk është mirë të hash një hamburger me të, përgjigjja ime nuk do kishte lidhje me menunë dhe ushqimin. Ata e dinë se unë e di sa të rëndësishme janë për ne investimet direkte. Ata e dinë që unë e di dhe ata luajnë atë kartë. Të njëjtën gjë do të bëja në vend të tyre”, u shpreh presidenti i Serbisë. Vuçiç po ashtu tha se Serbia do të jetë gjithmonë nën presionin e ndërkombëtarëve për shkak të Kosovës. Po ashtu, akuzoi opozitën serbe si autoshovinistë, për shkak se mbështesin sanksionet ndaj tij. “Për ndëshkimin e Serbisë, ishte pro gjithmonë Kroacia, ndonjëherë Bullgaria dhe një pjesë e vendeve skandinave dhe baltike. Askush nuk ka mbrojtur ndonjëherë dënimin e Serbisë aq ashpër sa Kroacia. Si ka mundësi që dikush nga Serbia dëshiron ta dënojë Serbinë, sikur nuk është dënuar sa duhet. Ekziston gjithmonë kjo histori. Që nga bombardimet e NATO-s. Kur kërkoni sanksione ndaj Vuçiçit, ato janë sanksione ndaj vendit tuaj. Kur presidenti i një vendi është nën sanksione, nuk është një mesazh i mirë për një vend. Çfarë bëra për ta merituar?” – theksoi Vuçiç.

 

Advertisement