Connect with us

Pinknews

Sara dhe Eriku ndezin rrjetin me perëndimin e diellit

Sara dhe Eriku, një nga çiftet më të komentuar të kësaj vere, edhe pse ende të pakonfirmuar nga vetë ata, po vazhdojnë të mbajnë publikun në ankth me çdo postim.

Dyshja duket se janë në pushime për të disatën herë këtë sezon, aq sa numërimi i arratisjeve të tyre verore duket se është humbur.

Përkundër faktit që nuk kanë publikuar ende një fotografi së bashku, ata kanë zgjedhur të provokojnë ndjekësit me imazhe të ngjashme.

Sara dhe Eriku postojnë perëndimin e diellit, në të njëjtin vend, në të njëjtën orë

E njëjta gjë ndodhi edhe dje, kur të dy postuan në të njëjtën kohë, nga i njëjti vend në jug të Shqipërisë, një pamje mahnitëse të perëndimit të diellit. Ky veprim vetëm sa ka shtuar spekulimet për lidhjen e tyre dhe ka ndezur diskutimet në rrjetet sociale.

Advertisement