Connect with us

Kosova

Sarrazin dërgon ‘haber’: Pas ngjarjes në Banjskë, i nevojshëm ristartimi

I Dërguari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se shteti që ai përfaqëson, por edhe Bashkimi Evropian në përgjithësi, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, do të bëjë një shtytje të re në dialogun Kosovë-Serbi për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Ne duhet të përpiqemi të sigurohemi në agjendën e de-përshkallëzimit. Ajo është e përshkruar qartë nga incidentet e muajit maj dhe tani kemi disa çështje të pazgjidhura, por veçanërisht tani ato janë pritshmëri të qarta nga Bashkimi Evropian për atë çfarë do të japë Serbia për de-përshkallëzimin, veçanërisht në lidhje me mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit të 24 shtatorit” – ka thënë Sarrazin, duke shtuar se “ne besojmë fuqimisht se nuk është ide e mirë të fokusohemi vetëm te de-përshkallëzimi”.

“Gjithashtu ne duhet të përpiqemi që marrëveshja e Ohrit të zbatohet, dhe të bëjmë një shtytje të mëtejshme për të marrë një rezultat pozitiv. Dhe kjo është ajo që mund të prisni nga Gjermania dhe nga Bashkimi Evropian, që edhe tani, dhe veçanërisht tani, do të përpiqemi të bëjmë një shtytje të re për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në terren nga të dyja palët, dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të jenë konstruktive dhe pozitive në këtë proces”

Përkundër zhvillimeve të fundit, posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, top-diplomati gjerman theksoi se Marrëveshja e Brukselit\Ohrit është ligjërisht funksionale, teksa kërkoi ripërkushtim nga Kosova dhe Serbia në zbatimin e saj.

Advertisement