Connect with us

Kosova

S’bëhet fjalë për dashuri/ Kërkesa e Macron për Vuçiç dhe mbetjet bërthamore

Presidenti francez Emmanuel Macron do të jetë në Beograd më 29 dhe 30 gusht. Ky është lideri i tretë botëror që vjen në Serbi në një periudhë të shkurtër kohore. Ndonëse presidenti Aleksandar Vuçiq mundohet t’ia paraqesë publikut vendas si suksesin e tij diplomatik, e vërteta është pak më ndryshe. Macron vjen siç ishte premtuar, siç ishte rasti me presidentin kinez Xi Jinping dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Këtë herë fjala kyçe nuk mban erë të mire nga mbeturinat bërthamore.
Edhe pse Aleksandar Vuçiq e lavdëroi veten duke thënë se “pak liderë botërorë kanë pasur vizita të tilla në një periudhë kaq të shkurtër kohore”, është e qartë se ato nuk janë nga aftësia diplomatike e presidentit serb, por nga interesi i pastër.
Xi Jinping erdhi në Serbi për të siguruar bashkëpunim të mëtejshëm me Serbinë, që do të thotë projekte të reja infrastrukturore për kompanitë kineze, kredi të reja kineze në kushte sekrete dhe leje të reja për abuzimin e burimeve natyrore serbe.
Kancelari gjerman Olaf Scholz erdhi në Serbi për litium.
Persa i përket Macron-it, prej kohësh flitet se cila mund të jetë arsyeja e kësaj vizite.
Pasi qeveria e udhëhequr nga Vuçiq u dha francezëve menaxhimin e aeroportit të Beogradit, ndërtimin e metrosë së Beogradit, pasi u pajtua për blerjen e armëve franceze, radha tani eshte e mbetjeve bërthamore.
Dihet se Franca ka probleme me magazinimin e kesaj te fundit, dhe teoria se atom und te vijne në Serbi, është hapur pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me kompaninë franceze të energjisë elektrike.

Advertisement