Connect with us

Kronike

S’e kishte herën e parë/ Njëri nga viktimat në Kavajë vrau të riun me kazmë

Edmond (Armand) Gosa është një prej dy 43-vjeçarëve që mbeti viktimë nga konflikti të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë, ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Raportohet se edhe më parë, 43-vjeçari kishte plagosur me kazmë edhe një person tjetër të identifikuar si Gent Gjuzi. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e sulmit të Gosës, ndërsa ky i fundit përfundoi në burg.

Ndërkohë që pasditen e sotme, Gosa ka “goditur” sërish, pasi sulmoi me thikë Sali Rexhën, 43-vjeçari nga Kukësi iu përgjigj duke e qëlluar me armë zjarri. Si pasojë, të dy humbën jetën.

Vrasja e dyfishtë në Kajavë ka tronditur qytetin. Edmond Gosa alias Armand Gosa plagosi me thikë Altin Rexhën alias Sali Rexha, ndërsa ky i fundit reagoi duke e plagosur me armë zjarri. Si pasojë të dy ndërruan jetë, një në spitalin e Kavajës, tjetri në Durrës.

Një banor është shprehur për gazetarët se i njihte të dy viktimat.

“Si nuk jemi tronditur? Kavaja është qytet i qetë s’ka ndodhur ndonjëherë, kurrë në botë. Janë nga Kavaja, si fytyra i njohim. Të jem i sinqertë nuk di gjë a kanë pasur konflikte apo jo. Nuk di gjë fare,”- u shpreh një banor. Ndërsa një tjetër banor i zonës, që nuk ishte në vendin e ngjarjes, por më pas shkoi për të parë çfarë kishte ndodhur, tha se ngjarje të tilla janë shumë të rralla në Kavajë.

“Çfarë të them unë? Unë u befasova se u bëra kurioz se ne shqiptarët jemi pak kuriozë për çdo gjë që ndodh. Pyeta këtë djalin dhe më tha janë vrarë dy djem. U trishtova. Të ikin mosha e re kështu. Sido që të ishte puna nuk shkohet deri në atë përfundim, djem të rinj. Mund t’i njoh si fytyra, por nuk i njoh se këta janë djem të rinj besoj. Ne njohim moshën tonë në përgjithësi. I trishtuar shumë jam, Zoti i ruajtë të tjerët dhe Zoti i dhëntë forcë familjeve të tyre. Mos na ndodhin ngjarje të tilla më se qyteti jonë është qytet i qetë. Nuk ka pasur këto fenomene. E shumta një zënkë, para ’90. Kanë ardhur nga ana-anës dhe është përzier qyteti jonë,”- tha banori.

Vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Kavajë, e gjitha në sy të një fëmije. • Pasditen e sotme, në zonën e njohur si kthesa e valutës, jashtë një lokali, 43-vjeçari Edmond (Armand) Gosa ka qëlluar me thikë Altin (Sali) Rexhën nga Kukësi. • Në momentin e sulmit, 43-vjeçari Rexha ka qenë me një fëmijë përdore. E pas sulmit me thikë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar agresorin e tij. • Pas përplasjes mes tyre, të dy kanë qenë me shenja jete, ndaj dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk u kanë mbijetuar dot plagëve të marra. • Deri më tani raporohet se sherri mes tyre ka nisur që 3 ditë më parë, por motivet nuk dihen. • Të dy viktimat, mësohet se kanë precedentë kriminalë, e po ashtu që të dy kanë ndërruar identitetin e tyre. • Ndaj dhe aktualisht, uniformat blu po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Advertisement