Politike
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Meta: Krim nga Rilindja
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u ndal te sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK.
Meta u shpreh se inceneratori i Tiranës, bashkë me atë të Fierit dhe Elbasanit janë kryevepra kriminale nga qeveria e ‘Rilindjes’ dhe se vendimi i SPAK ishte i vonuar, pasi faktet kanë qenë aty të mundësua edhe nga PL-ja. Sakaq tha se me paratë e inceneratorëve kryeministri Edi Rama bleu dy palë zgjedhje.
“Faktet janë paraqitura nga ana jonë. Kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar në një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë të vonuar. Dua të nënvizoj se të tre çështjet, Tirane, Elbasan dhe Fier janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal.
Rilindja, si organizatë ka blerë 2 palë zgjedhje dhe paratë i përdori për të deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe për të shkatërruar profesionalizmin e mediave në Shqipëri”, u shpreh Meta.