Connect with us

Kronike

Sekuestrohen 5 kg kokainë në Itali, në pranga dy shqiptarë

Pesë pako kokaine, me një peshë totale prej 4 kilogramësh e 600 gramë, u sekuestruan në Perugia të Italisë nga Guardia di Finanza, e cila arrestoi dy shqiptarë. Sipas policisë italiane, vlera me shumicë e drogës arrin në afërsisht 150 mijë euro dhe, nëse do të shitej, do të sillte mbi gjysmë milioni euro.

Operacioni u krye nga personeli i Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di Finanza të Perugia-s, të cilët kontrolluan një makinë të parkuar në zonë përpara një qendre tregtare në Ponte Felcino, me dy shtetas brenda mjeti, të cilët më vonë rezultuan se ishin me origjinë shqiptare.

Policia italiane, nëse nga dëshmitë kontradiktore të personave të arrestuar, vazhdoi me hetime më të thella edhe përmes bazave të të dhënave të përdorura nga forcat policore, zbuloi se kishte të bënte me trafin narkotikësh.

Kështu, ata konstatuan se njëri prej të arrestuarve kishte dënime të shumta të mëparshme për çështje që lidhen me drogën dhe ishte i kërkuar në Itali, si marrës i disa urdhër-arresteve të lëshuara në vitin 2021 nga autoritetet gjyqësore të Perugia-s. Gjatë kontrollit të mëvonshëm të makinës, brenda ndarjes së pasagjerëve u gjet një qese plastike e mbushur me drogë. Në përfundim të procedurave formale, të dy u çuan në burg

Advertisement