Aktualitet
Sekuestrohen 50 milionë euro pasuri të 7 personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike
Prokuroria Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të 7 personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike
Njoftimi i prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.
Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.
Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi E. A. ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.
Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:
– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë.