Connect with us

Aktualitet

Sekuestrohet pasuria e Ervis Martinaj, kazino, makina, apartamente

Kur kanë kaluar gati 6 muaj nga zhdukja pa gjurmë e të shumëkërkuarit Ervis Marinaj, gjykata kundër krimit të organizuar ka firmosur kërkesën e SPAK për sekuestrimin e rreth 34 pasurive të Martinajt dhe familjarët e tij kryesisht në Fushëkuqe, Patok dhe Lezhë.

Ndër pasuritë e vëna në sekuestro në funksion të hetimit për plumbin e artë është një kazino në pronësi të Ervis Marinajt si dhe shoqëri dhe subjekte të tjera në pronësi të familjarëve të tij apo që janë në përqindje të caktuar në pronësi të Martinajt.

Po ashtu janë sekuestruar 5 automjete, toka, troje dhe ullishte si dhe apartamente dhe llogari bankare të cilat dyshohet se janë krijuar nga para të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Urdhri për sekuestro i  firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Enkeleda Millonai nisi të zbatohej prej mëngjesit të kësaj të mërkure.

Këto pasuri tashmë janë në përdorim dhe administrisë së agjencisë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Advertisement