Aktualitet
Sëmundja tinzare e shekullit 21/ Pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri
Vit pas viti, raportet botërore tregojnë se gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga forma të ndryshme të kancerit dhe të rinjtë po bëhen një grup gjithnjë e më vulnerabël që i nënshtrohet të ashtuquajturës “sëmundja e shekullit të 21”. Mirëpo, ajo që mbetet ende e panjohur është se si dhe përse kjo sëmundje tinzare mori hov në një masë të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për popullatën nën 50 vjeç.
Një trend shqetësues – gjithnjë e më shumë të rinj kanë kancer
Në një kërkim prej dekadash të shkencëtarëve për një përgjigje në pyetjen se cili është fajtori kryesor për shfaqjen dhe zhvillimin e një force shkatërruese që merr miliona jetë njerëzore në të gjithë planetin çdo vit, u ndërtuan një sërë arsyesh të mundshme, të cilat edhe sot e kësaj dite ruajnë vetëm statusin e supozimeve. Megjithatë, duket se pikërisht një nga këto mundësi të shumta është shfaqur si faktori kryesor i rrezikut për shfaqjen e kancerit në popullatën e re. Kështu, bazuar në praktikën personale dhe disa studime, onkologu amerikan, Nicholas De Vito, vuri në pah të ushqyerit si shkaktarin kryesor të statistikave shqetësuese të sotme, në radhë të parë konsumimin e ushqimeve të përpunuara.
Sipas një raporti të Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS) dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Tumoret (IARC) të publikuar në fillim të prillit 2024, vlerësohej se në vitin 2022 kishte rreth 20 milionë raste të reja të diagnostikuara në mbarë botën, ndërsa 9.7 milionë pacientët vdiqën si pasojë e sëmundjeve malinje. Raporti parashikon që deri në vitin 2050, numri i të sëmurëve do të rritet në rreth 35 milionë.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për të rinjtë, statistikat janë veçanërisht shqetësuese për ekspertët. Gjegjësisht, hulumtimi i ri i Global Cancer Observatories (GLOBOCAN) tregon se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2030, numri i personave që vuajnë nga sëmundje malinje në botë në grupmoshën ndërmjet 35 dhe 50 vjeç do të rritet për 30 për qind.
Në një intervistë për NIN, onkologia Jelena Jevtoviq thekson se është një trend global i rritjes së incidencës së kancerit tek pacientët më të rinj. Shkaku i saktë është ende i panjohur, megjithëse ushqimi i caktuar është diçka që mund të përfshihet në arsyet e mundshme të zhvillimit të sëmundjes.
“Kërkimet janë duke u bërë, por supozimet kryesore janë se ushqimi dhe mjedisi, si dhe një stil jetese i ndryshuar, kanë një ndikim të madh në formimin e tumoreve, së bashku me rritjen e incidencës së obezitetit, si një nga rreziku kryesor. Faktorët përveç pirjes së duhanit, alkoolizmit dhe konsumimit të ushqimeve të rafinuara dhe të përpunuara, sigurisht që ende nuk është vërtetuar se ushqimi ka një ndikim të tillë, megjithëse është një nga supozimet dhe faktorët e dyshuar të rrezikut.