Bota
Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës pa autorizimin e Kongresit.
Pesë republikanët që votuan me demokratët janë Rand Paul, Todd Young, Lisa Murkowski dhe Josh Hawley.
Ai kishte votuar pro edhe rezolutave të tjera për të kufizuar fuqitë e luftës së Trumpit, të paraqitura nga demokratët muajt e fundit, në përgjigje të sulmeve kundër anijeve të trafikut të drogës. Sulmi në Venezuelë ka shkaktuar polemika në Kongres, me demokratët dhe disa republikanë thellësisht kundër. Në Dhomën e Përfaqësuesve, miratimi i masës pritet të jetë më i vështirë, pasi republikanët kanë shumicën, edhe pse të ngushtë.
Nëse rezoluta miratohet, Trump do të vendosë veton, kishte deklaruar Shtëpia e Bardhë përpara votimit, sipas agjencisë Bloomberg.