Connect with us

Aktualitet

‘Senatori i Përjetshëm’ ankohet: Jemi në diktaturë, zgjdhjet i fitoi Berisha, populli të ngrihet në këmbë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se procesi i votimit në zgjedhjet e 11 majit është manipuluar tërësisht dhe se procesi është deformuar në shumë hallka duke filluar që në fillimet dhe zhvillimin e procesit zgjedhor

“Procesi i zgjedhjeve është manipuluar në tërësinë e tij, në thelbin e tij, në drejtime të ndryshme me taktika të ndryshme, duke filluar që tek presionet mbi administratën, që tek keqpërdorimi i pushtetit, shpërndarja e parave, grupet kriminale, terrorizimi i njerëzve dhe shumë elementë të tillë, për të shkuar pastaj tek asjo që ndodhi me emigrantët, duke marrë Greqinë, ku qartësisht ka një megamanipulim, megadeformim të procesit të zgjedhjeve duke bërë që zarfet të shkojnë të grumbullohen në qendra të ndryshme, të futen në thes dhe të vijnë të numërohen këtu ku duke shkelur edhe kontratën me DHL që nuk kishte të drejtë të kontraktonte nënkontraktorë por e bëri këtë për të hequr përgjegjësinë. Ky që po ndodh ka të bëjë vetëm me procesin final të hedhjes së votës , por nuk ka të bëjë  me tërrësinë e procesit të zgjedhjeve. Nuk sqaron asgjë në tërrësi. Procesi  është deformuar në shumë e shumë hallka duke filluar që në fillimet e krijimit dhe zhvillimit të procesit zgjedhor”, u shpreh Tritan Shehu.

Shehu ndër të tjera është shprehur se shqiptarët duhet të kuptojnë që kjo rrugë po i çon në një diktaturë.

E para unë pres nga shqiptarët. Duhet të jemi të sinqertë.  Çdo popull duhet t’i dalë zot vetes së tij, t’i thotë jo shtypjes, jo deformimit të zgjedhjeve. Unë mendoj që tashmë është mbushur kupa. Populli duhet të mendojë qartësisht që kjo rrugë po e çon në diktaturë, jo në autokraci. Në një popull si shqiptarët që rrëzuan atë diktaturë aq të egër sa ishte unë jam i bindur që edhe diktatura tani nuk është më e lehtë se ajo”, u shpreh Shehu.

Ndërsa sa i përket nenit Basha, Shehu u shpreh se ai zbatohet kur ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Demokrati shtoi se Partia Demokratike do të bëjë analiza sa i takon zgjedhjeve, por momentalisht është fokusuar në pregatitjen e materialit për shkeljet në zgjedhje.

“Zbatohet kur ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse zgjedhjet deformohen unë mendoj që përgjegjësia e madhe duhet të kërkohet te ata që kanë shkatërruar procesin zgjedhor. Unë mendoj se së pari duhet të dënohen fort ato. Analizë PD do të bëjë, por tani jemi të përqëndruar të pregatisim materialin e plotë dhe të ballafaqohemi me opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar”, tha Shehu.

Advertisement