Shkrime
Serbët avullojnë nga Veriu/ Kosova, një gjysmështet
“Kur Albin Kurti thotë se nuk dëshiron Bashkimin e Komunave Serbe dhe se nuk do një Republikë Srpska të re në Kosovë, ai indirekt thotë se nuk dëshiron që serbët në Kosovë të kenë ndonjë pushtet real” – kështu tha shkrimtari, gazetari dhe publicist Muharem Bazduli teksa dhe theksoi se procesi i pavarësisë së Kosovës është dhunë legale ndaj Serbisë, por se përveç incidenteve të kufizuara, nuk është një përsëritje reale e dhunës sistematike siç ishte gjatë luftës.
“Për ne në Ballkan ka qënë më mirë kur ekzistonte vullneti që elitat e këtyre kombeve të arrinin një marrëveshje pa monitorim të tepruar nga jashtë. Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka thënë se Ballkani do të jetë ashtu siç bien dakord grekët, shqiptarët dhe sllavët. Për të, boshnjakët, malazezët dhe serbët janë të njëjtë, një situatë në të cilën njerëzit do të kuptonin, me një sens të shëndoshë, se një serb është më i afërt me një boshnjak sesa me një musliman nga Indonezia. Nëse njerëzit do ta kuptonin se jeta e tyre e përditshme varet nga marrëdhëniet tona këtu në Ballkan, jeta jonë do të ishte më e mirë.” – theksoi Bazduli, sipas të cilit, Perëndimi dëshiron që status quo-ja në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë të mbetet e njëjtë, në mënyrë që ata të ruajnë fuqinë e tyre të ndërhyrjes dhe prezencës.
“Serbisë i kërkohet të heqë “de jure” një pjesë nga territori i saj. Pse? Çfarë lloj logjike është që Serbia është i vetmi vend ku mund të bësh një rast ‘sui generis’. Kur flasim me diplomatë perëndimorë, ne duhet vetëm të pyesim. Mendoj se koha tani po funksionon për Serbinë, sepse ka qenë një periudhë menjëherë pas Marrëveshjes së Kumanovës dhe pas vrasjes së Gjingjiçit, kur mendohej se kjo bote unipolare ishte aq e forte, sa nuk mund te shkonte asgje keq, pavaresisht se nuk ishte në dobi të Serbise. Por tani ka pasur ndryshime. Shikoni demografine. Kishte dikur nje dallim te madh mes shqiptareve dhe serbeve ne Kosove.Tani kemi nje emigrim te madh te shqiptareve dhe lindshmëria e tyre është në rënie. Nuk ka më familje me 6 apo 7 fëmijë,” – tregoi Bazduli.
Ai kujtoi gjithashtu se Serbia “gëlltiti pilula të hidhura” dhe zbatoi zotimet e nënshkruara, ndërsa në Prishtinë ende nuk ka gatishmëri elementare për të bërë atë që u zotuan në marrëveshjen e Brukselit…………….
“Edhe intelektualët e tyre më të zgjuar, si Veton Suroi, e kanë kontestuar me kohë vendimin e Gjykatës së tyre Kushtetuese për rastin e manastirit të Deçanit dhe tokën që duhej të kthehej me kohë. Ata po tregohen si partnerë jo të besueshëm. Por ne në Beograd është e lehtë të flasim për Kurtin. Në enklavat në jug dhe në veri të Ibrit kemi incidente çdo ditë dhe një qeverisje jodemokratike të imponuar në veri. Shqetësimi më i madh është se në elitën politike të Prishtinës duket se vërtet ekziston ideja që ata do të donin një stuhi të vogël, për të hequr qafe popullatën serbe siç e hoqi Franjo Tuxhmani” – paralajmëroi Muharem Bazduli, duke theksuar se e ka të vështirë ta imagjinojë se Kina, Rusia, India, Brazili apo Irani të vendosin të njohin Kosovën shtet i pavarur.
“Prishtina ka mbetur me këtë gjysmështet. Në pesë deri në 10 vjet, asgjë nuk do të ndryshojë në mënyrë drastike. Por, në terma afatgjatë, mendoj se gjërat po ecin më shumë në favor të popullit serb, sesa kundër. Balancat historike po zhvendosen.”, theksoi ndër të tjera shkrimtari, gazetari dhe publicist Muharem Bazduli.