Connect with us

Kosova

Serbët bëhen spiunë për Kosovën/ Dreçun: Kurti po bën integrimin e plotë të veriut

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se kryeministri i institucioneve të Prishtinës, Albin Kurti, synon “integrimin e plotë të veriut në shtetin e rremë të Kosovës”

“Ai dëshiron të vendosë fuqi të plotë fizike me polici dhe njësi të posaçme parapolicore, me qëllim që në kohën e duhur të futen pjesëtarë të të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës” –  tha Drecun per Tanjug duke shtuar se Kurti ende nuk ka kontroll të plotë mbi gjashtë komunat me shumicë serbe, por vlerëson se është në rrugën më të mirë për themelimin e saj.

Sipas tij, Prishtina ka njoftuar se sistemi arsimor dhe shëndetësor që funksionon në veri do të integrohet disi në atë të Kosovës.

Persa i përket pronës, Drecun theksoi se Prishtina po i përmbahet tezës se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e gjithë prona e shtetit të Serbisë është bërë pronë e Kosovës.

Drecun në mënyrë të veçantë iu referua veprimtarisë së agjencisë së inteligjencës së Kosovës, për të cilën tha se ishte larg syrit të publikut.

“Ata kane një shërbim jashtëzakonisht aktiv në veri. Janë me rroba civile, por kanë letërnjoftime dhe kompetenca policore. Ata kanë marrë pjesë në të gjitha lëvizjet e njëanshme të ndërmarra nga Prishtina në veri të Kosovës. Që nga arrestimi, marrja në pyetje e njerëzve, krijimi I një rrjeti inteligjence, jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në Serbinë qendrore. Ekziston një grup I veçanërisht aktiv prej rreth 30 anëtarësh, të cilët janë të vendosur vazhdimisht në pjesën jugore të Mitrovicës, dhe janë jashtëzakonisht të pranishëm” – theksoi Drecun dhe theksoi se shqiptarët rekrutojnë serb dhe se ka serbë të cilët kanë arritur t’i tërheqin në anën e tyre, për të punuar në favor të Kosoves.

Drecun gjithashtu u shpreh se nuk është i sigurt se nuk do të ketë konflikt në Kosovë dhe theksoi vlerësimet e dhena nga KFOR.

Advertisement