Kosova
Serbët do ta njohin edhe Pavarësinë e Kosovës, nëse Amerika e bën këtë gjë
Qytetarët e komunitetit serb në katër komunat veriore vazhdojnë të përballen me kërcënime nga Serbia nëse integrohen në institucionet e Kosovës, teksa trysnia nga Beogradi zyrtar po bëhet përmes ndalimit të pagave që marrin nga shteti fqinj, përfshirë pensionet.
Ne lidhje me kete fakt, analisti Branislav Krstiç tha se presidenti i Serbisë, ndan buxhet vjetor për 80% të serbëve në Kosovë.
Sipas tij, Vucic duhet te shkeputet nga refreni I tij , qe ndryshe thote e ndryshe ben, pasi sic theksoi Krtiç, jemi ne nje situate ku serbët janë zgjuar dhe e kane kuptuar se ardhmërinë e tyre e kanë në shtetin e Kosovës”
Sipas tij, nëse shtohet trysnia nga faktori ndërkombëtar ndaj Serbisë, serbët në Kosovë do njohin edhe Pavarësinë e Kosovës.
“Nëse Albin Kurti dëshiron te nderprese mekanizmat me të cilat Beogradi zyrtar është duke manipuluar dhe duke kontrolluar serbët dhe në qoftë se Bashkësia Evropiane, apo Administrata Amerikane do tar rise presionin mbi Beogrdin Zyrtar, do jemi deshmitare se si qytetaret me nacionalitet serb, do të pranojnë Pavarësine e shtetit të Kosovës” – deklaroi Krstiq.