Kosova
Serbët e Kosovës shumë shpesh janë shfrytëzuar, thotë Jabllanoviç
Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanovic, ka thënë se serbët e Kosovës janë shfrytëzuar shumëherë nga politika serbe dhe se shfrytëzimi i tyre ka ndodhur që nga koha e Milloshevicit.
Jabllanoviç gjithashtu pati lëvdata për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se ka ndikuar në integrimin e serbëve të Kosovës.
“Mendoj se në kontekstin politik, serbët në Kosovë kanë qenë të margjinalizuar, në atë masë që e kemi pritur të pyeteshim nuk e kemi pasur këtë mundësi, edhe në kohën e Vuçiçit, por dhe në kohën e Milllosheviçit, serbët e Kosovës shumë shpesh janë shfrytëzuar. Vetëm në mandatin e Vuçiçit ka ndodhur një integrim serioz i serbëve në shoqërinë kosovare. Për herë të parë kishim zgjedhje lokale në vitin 2013, i cili nuk është shfrytëzuar mirë as nga serbët, as nga politika e Prishtinës” – tha politikani serb
Jabllanovic u shpreh gjithashtu se serbët e Kosovës gjithmonë presin më shumë nga politika serbe.
“Më duhet të jem i sinqertë që ne serbët presim gjithmonë diçka më të madhe, kur marrim parasysh fakte, me këtë politikë e dimë ku qëndrojmë, është e parashikueshme, e përafron Serbinë me disa vlera evropiane, disa rezultate në terren, kemi fituar diçka, diçka kemi humbur, nëse pyesni qytetarët e rëndomtë, thonë diçka ndryshe” – Theksoi Jabllanovic