Connect with us

Rajon

Serbët helmohen nga gazi i amoniakut

51 persona janë helmuar ditën e djeshme në qytetin serb të Pirotit. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se rreth orës 17:30, në pjesën e hekurudhës nga Piroti deri në fshatin Stanicenje, afër vendit të Sopotski han, një vagon në një tren automobilistik që transportonte gaz amoniak rrëshqiti duke shkaktuar një përqendrim të lartë të gazit në atmosferë.

Në Pirot është futur në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, shkollat ​​janë mbyllur dhe qytetarëve iu rekomandohet të mos dalin fare në rrugë nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Kjo pasi ajri helmues, pra gaz amoniak është ende i pranishëm në zonën përreth Stanicenjës, deri në hyrje të zonës industriale Pirot.

Kjo është pjesa ku është mbyllur autostrada dhe ku janë marrë shumica e të shtruarve në spital. Autostrada është ende e mbyllur për qarkullimin dhe në Pirot mund të arrihet përmes rrugëve të devijuara. Të dhënat e fundit janë se gjithsej pesë të rritur dhe një fëmijë ndodhen në spitalin e Pirotit që nga mëngjesi i sotëm, të gjithë janë shtruar me simptoma të helmimit dhe se një person ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes, por nuk saktësohet nëse ishte nga helmimi apo jo.

Qendra Klinike Universitare e Nishit më herët kishte njoftuar se pas aksidentit me derdhjen e amoniakut, në atë institucion janë trajtuar gjithsej 15 pacientë, të cilët të gjithë kanë parametra vitalë stabil. Sipas informacioneve të mbrëmshme nga Departamenti për Situata Emergjente, në këtë incivdent janë trajtuar në spitale gjithsej 51 persona.

Advertisement