Connect with us

Kosova

‘Serbët në veri, të gatshëm për rezistencë të armatosur’

“Serbët nga veriu i Kosovës janë gati për rezistencë të armatosur ndaj autoriteteve të Prishtinës për të mbrojtur sigurinë e tyre personale dhe për të mbrojtur jetën dhe shtëpitë” – Sipas një sondazhi të Demostat të kryer pas incidentit në Banjska më 24 shtator.

Hulumtimi i kryer në dy fokus grupe me nëntë pjesëmarrës secili, tregoi se gatishmëria për t’i rezistuar autoriteteve në Prishtinë është e pranishme jo vetëm në mesin e të rinjve por edhe te serbët e moshuar që jetojnë në veri të Kosovës.

Në mesin e serbëve ekziston një mosbesim i lartë ndaj qeverisë në Prishtinë, autoriteteve lokale shqiptare të instaluara pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët, si dhe ndaj policisë së Kosovës.

Sondazhi tregoi gjithashtu një trend të rënies së besimit në institucionet serbe pasi serbët nga pjesa veriore e Kosovës u larguan nga institucionet vendore, dhe sipas Demostatit, ky “erozioni i besimit u intensifikua veçanërisht” pas konfliktit të armatosur në Banjskë.

Serbët nga Kosova i besojnë më së shumti KFOR-it sepse besojnë se ky mision mund të garantojë siguri, në radhë të parë në aspektin e mbrojtjes nga represioni i Prishtinës, dhe kanë besim të madh edhe në eparkinë e Kishës Ortodokse Serbe.

Advertisement