Kosova
Serbët zhgënjehen nga Rusia, Kremlini rrezikon humbjen e mbështetësve besnikë
Analisti politik për marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Evropian Srđan Cvijić tha se deklarata e zedheneses se Ministrise se Jashtme ruse Maria Zakharova, se ideologët perëndimorë po nxisin qytetarët serbë të demonstrojnë kunder hapjes se minierave te litiumit, duket si një propagandë konfuze ku rusët akuzojnë vendet perëndimore se punojnë kundër interesave perëndimore në Serbi. Per mendimin tim ata thjesht po ndjekin propagandën e regjimit te Vucicit, perhapur përmes mediave të tij.
“Unë besoj se mbeshtetesit e opozites ne Serbi janë zhgënjyer nga Rusia, sepse në këtë rast ajo po mbështet Vuçicin. Rusia është e njohur në Serbi, por kryesisht për shkak të asaj që nuk është. Dhe nuk është Perëndimi. Dhe jo për shkak të asaj që ajo është. Pra, mendoj se është e mundur që kjo propagandë shumë jo bindëse të kthehet kundër Kremlinit dhe Beogradit zyrtar. Ne në Serbi, qofshim të djathtë apo të majtë, nuk na pëlqen që dikush të na trajtojë si koloni të tyre. Qoftë Perëndimi, Rusia apo Kina” – deklaroi analisti I njohur politik.
Sipas tij, edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme ruse me historinë vërtetë budallaqe që shërbimet perëndimore po punojnë kundër Vuçiçit duke pergatitur grusht shteti, ai tha se ne pergjithesi në Serbi nuk do ta gëlltitnin ketë histori.
Sipas tij, “Rusia i drejtohet asaj pjese të popullsisë që ka afinitet për Moskën”.
“Besoj se qëllimi Moskës, perms deklarates se Maria Zaharoves, ishte t’u thoshte njerezve ne Serbi se duke marrë pjesë në protesta, ata po përdoren nga strukturat perëndimore, se po punojnë për palën kundërshtare. Në fund të fundit, kjo nuk është hera e parë që Rusia, përmes deklaratave të zyrtarëve të saj dhe përmes mediave të saj, diskretiton protestat kundër pushtetit në Serbi. Ndryshe nga vendet e tjera evropiane, mediat ruse si Russia Today janë ende aktive në Serbi. Ata janë të orientuar në mënyrë kritike kryesisht ndaj forcave pro-evropiane në Serbi dhe nuk kritikojnë lëvizjet e autoriteteve serbe që janë kundër interesave të Rusisë” – theksoi Srđan Cvijić.