Connect with us

Aktualitet

Serbëve t’u jepet autonomi/ Profesori amerikan: Që nuk e kërcënon shtetin e Kosovës

Profesori amerikan, Charles Kupchan, ka thënë se serbët në Kosovë duhet të kenë një lloj autonomie që nuk e cenon shtetësinë e Kosovës. Për këtë, ai tha se Kosova, por edhe çdo vend tjetër, nuk mund të tolerojë një shtet brenda shtetit.

“Kjo është arsyeja pse djalli është në detaje dhe palët duhet të marrin pjesë në dialog dhe të krijojnë një plan, një model të vetëqeverisjes për pakicën serbe në Kosovë që plotëson dëshirën për vetëqeverisje, një formë të autonomisë pa kërcënuar integritetin dhe sovraniteti i institucioneve shtetërore të Kosovës”, tha ai për median në Prishtinë

Ai tha se Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë është një model ku fuqia e Republika Srpskas është bërë shumë e madhe dhe vërtetë kërcënon integritetin e shtetit.

Kupchan ka përmendur edhe disa modele të tjera nëpër botë, të cilët aplikohen pa cenuar funksionimin e ndonjë shteti. Ai tha se për këtë duhet të pajtohet edhe Kosova edhe Serbia.

“Mjafton të shohim rastet si Kebeku në Kanada, Baskia, krahinë autonome në Spanjë dhe Katalonia apo komunitete të ndryshme në Belgjikë, por gjithashtu ka shumë shembuj që kanë vetëqeverisje që lejojnë shtetin të funksionojë me sukses si multietnik dhe ky duhet të jetë një qëllim për Serbinë dhe Kosovën” – deklaroi Kupchan

 

 

Advertisement