Connect with us

Aktualitet

Serbi martohet me një shqiptare – KRAHASIMI

SERBI- Marko Milutinoviç nga fshati Drezhnikut kishte vite që kërkonte një grua për martesë, por me kalimin e viteve dhe nuk kishte asnjë grua që i hynte në sy, ai vendosi të martohej me një grua shqiptare.

“Shkova disa herë në Shkodër, shikoja vajza, asnjëra nuk më tërhiqte, ndaj më pyetën se çfarë gruaje kërkoja. Nuk kërkoja një grua për takim, por për martesë. Unë isha 46 vjeç kur u njoha me Manjolën, por gruaja që përktheu në shqip tha se isha 36 vjeç. Për fat të mirë dukem më i ri, ndaj më besuan lehtësisht. Vetëm pas tre muajsh, kur bashkëjetuam për një kohë të gjatë, Manjola pa në pasaportën time që unë kam lindur në ’66, jo në ‘76. Kështu më pas ajo telefonoi mamanë e saj dhe i tha “Nënë, ai është 46 vjeç, mund të jetë babai im nga mosha” – tregon Marko.

Por mërzia nuk i zgjati shumë…

“Megjithatë Manjola e kapërceu shpejt ndjesinë, mosha nuk ka rëndësi kur dikush ia del mirë. Ajo e ka mësuar serbishten për tre muaj, përshtatet mirë, është mirë me njerëzit në fshat dhe jam shumë i kënaqur,”-shtoi ai.

Marko shton se njerëzit kur dëgjuan se ai u martua me një shqiptare, thoshin: “Epo pse shqiptare?”. Folën por më pas gjithçka u qetësua. Në fshatra ka kryesisht të moshuar dhe ata burra që mbeten të pamartuar e kanë të vështirë të gjejnë një grua që dëshiron të jetojë në fsha . E kanë të vështirë të vendosin për një grua shqiptare, së pari për kombësinë e saj, së dyti për paratë që i japin atij që i gjen grua.  Në Shqipëri shkoni tre herë, herën e parë që takoheni. Nëse e doni njëri-tjetrin, atëherë caktoni takimin e radhës. Në takimin e dytë, i vjen për kafe, lë 50 euro poshtë filxhanit, është zakon shqiptar, e merr nëna e gruas së ardhshme. Pastaj ju shkoni në qytet me të, nënën e saj dhe përkthyesen. Aty i blen një kostum, një zinxhir floriri dhe një unazë (sepse ky është edhe zakoni i tyre), më vonë kthehesh në shtëpi për drekë, pastaj mund të ikësh.

Marko thotë se femrat shqiptare janë femra të thjeshta dhe se martesa me to është e shtrenjtë, madje i cilëson si më modeste se serbet, teksa shton se për to është e rëndësishme që një burrë të jetë i mirë, të mos e keqtrajtojë gruan e tij, të mos e pëlqejnë tradhtinë.

Shkurorëzimi është turp për ta, ndaj janë shumë të kujdesshëm në shtëpinë e kujt hyjnë. Kur ramë dakord të martoheshim, vëllai i Manjolës erdhi për të parë se ku jetoj. Atyre nuk i interesojnë paratë, unë nuk kam makinë, shkojmë me autobus, por ajo nuk e ka problem. Atletet mund t’i blej për 1000 dinarë, ajo nuk do të zemërohet,” – thotë Marko.

Por si gjendet nuse shqiptare?

Çmimi varion nga 3 deri në 5000 euro. Ka burra që thonë “më gjej një grua, nuk kërkoj çmimin”, ngasin një makinë, kanë një shtëpi të bukur – sigurisht që paguajnë një shumë.

Marrë dhe përkthyer nga espreso.co.rs

Advertisement